35-vjeçari Albi Bashaliu u gjet i vŗarë me armë zjarri mëngjesin e sotëm në fshatin Gjocaj të Peqinit. Menjëherë pas ngjarjes në zonë shkuan policia dhe grupi hetimor për gjetjen e autorëve të vŗasjes. Policia ka rrethuar zonën dhe është duke krehur zonën pasi besohet se ata ndodhën aty pranë. Dyshohet se pas vŗasjes, autori është larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes.

Paraprakisht policia dyshon se bëhet fjalë për një hakmarrje, pasi vëllai i viĸtimës, Leonard Bashaliu vrau një vit më parë Albert Xhahysën pas një sherri në fshat për gërvishtjen e makinës.

Vrasja e Albert Xhahysës

Prej vitesh ishin në konflikt për gërvishtjen e makinës. Ylber Xhahysa i kishte gërvishtur makinën Leonard Bashaliut. Kjo gjë nuk ishte harruar nga dy banorët e fshatit Gjocaj të Peqinit, të cilët  debatonin gjithmonë për ngjarjen banale. Sot ishte sherri i fundit që përfundoi tragjikisht. Ylber Xhahysa u ekzekutua mëngjesin e 8 qershorit në një lokal të fshatit.

44-vjecari nis të konfliktohej me Leonard Bashaliun. U përplasën për disa minuta me karrige. Pas kësaj, 36 vjeçari nxorri armën dhe qëlloi 4 herë. Xhahysa u dërgua nga banorët e fshatit në spital, por humbi jetën disa minuta pasi mbërriti.

Dëshmitarët i thanë ABC se, pas krimit, autori u larguar qetësisht për në shtëpi ku dhe u arrestua nga policia.

Peqin/Informacion paraprak

Më datë 27.12.2021, rreth orës 08.39, në fshatin Gjoçaj Peqin, në rrethana ende të paqarta dyshohet se është vrarë me aŗmë zjarri, në rrugë, shtetasi A. B., rreth 35 vjeç, banues në fshatin Gjoçaj, Peqin. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje së bashku me grupin hetimor.

Është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes, sekuestrimin e çdo prove të mundshme materiale që shërben për identifikimin e autorëve.

By admin