Einxhel dhe Antonela kanë patur një raport të vështirë me njëra-tjetrën në “Big Brother VIP”. Që në nisje të rrugëtimit të saj në reality-show Antonela u përplas me Einxhel me të cilën si duket ka patur keqkuptime që jashtë. Megjithatë, kohët e fundit ujërat mes tyre u qtësuan paksa madje ato filluan edhe të komunikonin me njëra-tjetrën.

Por, sot dy vajzat kanë patur një debat të fortë së bashku. Antonela e para ironizoi Einxhel për Big Maman duke i thënë t’i kërkojë asaj gjërat që ka jashtë sepse e ka shoqe. Mirëpo, kur moderatorja i kërkoi mos të ironizonte dhe i tha se Big Mama nuk është shoqja që ka kontakte për t’i sjellë gjëra, Antonela shpërtheu duke i thënë edhe se për çfarë kishte hatërmbetje.

“Ke bërë ironi me mua në Prime, ke thënë edhe gjëra të pavërteta. Mëso çfarë është respekti dhe shoqëria. Ti kapesh kot me Ilirin e më thua mua se kapem për gjëra koti”- tha ajo. Kurse Einxhel tha se ka thënë vetë mendimin e saj. “Kur bëjmë një bisedë tek e tek mbaji këtu gjërat, mos përmend çfarë bëj unë me të tjera. Të dhashë një këshillë edhe nuk e ndoqe.”

Antonela nga ana tjetër u shpreh se Einxhel mban mllef përbrenda dhe se ka inat sepse ajo mbajti anën e Sarah, e madje e quajti edhe ‘të pafytyrë’. Mirëpo,  Einxhel iku duke u shprehur se nuk do që të zihet me Einxhel.

By admin