Një dyqan me pajisje elektrike është djegur pjesërisht mbrëmjen e sotme në lagjen “28 nëntori” në Elbasan, raporton elbasaniplus Sipas njoftimit të policisë paraprakisht dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike, megjithatë grupi hetimor është në vengjarje për të zbuluar së çfarë ka ndodhur.
Njoftimi i policisë
Më datë 25.12.2021, rreth orës 20:10, në lagjen “28 Nentori” Elbasan, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht dyqani me pajisje elektrike në pronësi të shtetasit P. B., banues në lagjen “28 Nentori” Elbasan.
Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në aparatin matës të energjisë elektrike. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.