Kryeministri Edi Rama tha para pak çastesh se ai e ka gjetur kush e ka nxjerrë listën e pagave dhe të dhënave të tjera personale të shqiptarëve dhe sipas tij, ai është Sali Berisha.

Në një konferencë për shtyp që po mban nga Kryeministria, z.Rama tha se ai e dinte se kush e nxori listën që shkaktoi shqetësim te shqiptarët duke shtuar gjithsesi se ky ishte vlerësimi i tij personal.

Duke akuzuar qartazi Sali Berishën, Rama tha se e ka bërë këtë për të fokusuar vëmendjen tek ai pasi sipas Ramës, ish kryeministri është një njeri që ka mbetur jashtë politikës, jashtë dyerve, bravave, etj.

Z.Rama u përpoq në konferencën për shtyp, ashtu si më herët analistët përkrahës, që të minimizojë skandalin duke e quajtur si diçka që ndodh kudo dhe mund të ndodhë sërish. /noa.al

By admin