Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor Elbasan Adi Qose ka publikuar një njftom të rëndësishëm për drejtuesit e mjeteve që duan të udhëtojnë jashtë territorit të Shqipërisë në faqen e tij të facebook, raporton elbasaniplus

NJOFTIM ME RËNDËSI!

Për drejtuesit e mjeteve që mund të udhëtojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, duke marrë shkas nga disa probleme të konstatuara në disa pika doganore të huaja, nëse jeni me Certifikatë Kontrolli Teknik (kolaudimi) të mjetit që ka skaduar si afat (certifikatat e SGS) dhe jeni në periudhën e +12 muajve që shton si afat Kodi Rrugor i ndryshuar (nga 1 vit në 2 vjet për autoveturat e përdorimit vetjak), DUHET të kaloni pranë Qendrave të Kontrollit Teknik në çdo drejtori rajonale të DPSHTRR të pajiseni me vulën me afatin e zgjatur në lejen e qarkullimit të mjetit! Ky veprim nuk sjell asnjë tarifë shtesë!

DPSHTRR ju këshillon të shikoni me kujdes vlefshmërinë e dokumenteve të drejtuesit të mjetit dhe të qarkullimit të mjetit, para çdo udhëtimi jashtë!

By admin