Numrat e telefonit të qytetarëve janë bërë publikë gjithashtu. Ditën e sotme përveçse është publikuar dhe një listë e re me pagat e muajit prill të këtij viti që përmbante edhe 60 mijë emra më shumë se lista e parë, kanë dalë edhe numrat e celularëve. Për momentin, kjo listë po qarkullon në ëhatsApp, siç edhe ndodhi me dy të parat.

Por, me kalimin e kohës, do të rrjedhin e do të bëhen publikë, duke shënuar kështu një skandal akoma më të thellë. Tashmë janë publike kartat e identitetit, pagat, vendet ku janë punësuar qytetarët si dhe numrat e tyre të celularëve.

Shqiptarët nuk kanë më privatësi, por deri më tani asnjë person nuk është vënë para përgjegjësi për këtë skandal. E ndërsa kryeministri Edi Rama, është mjaftuar me një ndjesë.

By admin