Pas skandalit të patronazhistëve një tjetër skandal i rëndë ndodh me të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë. Është fjala për një databazë me të dhënat e qytetarëve të punësuar në sektorin privat dhe publik, shoqëruar me kartat e tyre të identitetit, pozicionin e punës dhe rrogën, që po shpërndahet në Ëhatsapp.

Nuk dihet se cili është burimi i daljes së kësaj liste të cilën Opinion.al, thotë se e posedon, por thekson se “sigurisht në ruajtje të privatësisë së personave në fjalë kjo listë nuk do të publikohet“. Prokuroria e Tiranës ka nisur një proces verifikimi pas shqetësimeve të qytetarëve në lidhje me skandalin e publikimit të të dhënave për pagesat mujore, në media.

Burime bëjnë me dije për Abcneës.al se do të kërkohet një shkresë zyrtare në Drejtorinë e Tatimeve dhe ISKSH për verifikimin e kësaj procedure. Verifikimi ka nisur pasi një grup qytetarësh i janë drejtuar me ankesë Prokurorisë së Tiranës. Lajmi për publikimin e databazës me të dhënat e pagave mujore u publikua mbrëmë në media.

By admin