Dita e sotme ka nisur mes gricjesh për Donaldin dhe Beatrixën. Një shishe verë është bërë arsyeja që këngëtarja t’i mbajë qëndrim dhe mos të pranojë t’i afrohet. Donaldi i ka përseritur disa herë se nuk e ka pirë ai të gjithën dhe se nuk e ka bërë me qëllim, por Beatrix është bezdisur nga fakti se ai nuk ka menduar për të.
Donaldi i është afruar ta puthë dhe përqafojë, por Beatrix i ka kërkuar ta lërë vetëm. “Ik ik, ik anej, nuk e meriton”, janë disa nga fjalët që Beatrix dëgjohet duke ja thënë Donaldit. Nderkohe, Triksa ka folur shpesh për marrëdhënien me babain e saj, si edhe ka ndarë kujtime me të në rrjete sociale. Por kësaj radhe ajo ka hapur zemrën me disa nga banorët e BB VIP, ku foli për vdekjen e tij.
“Jon kon hallat e më than mu hajde po shkojmë në shtëpi e unë jo i thash, doja të rrija me të. Më pas nga ora 1:26 ka ndërruar jetë në krahët e mia, nuk di se ku e gjeta forcën… Nuk e imagjinoj dot si do kishte qenë, e mendoj shpesh them po të ishte gjallë çfarë muhabetesh do bënim. E mendoj që do bënim shumë shaka siç kam bëre dhe kur isha e vogël”, tregon Beatrix.
Kujtojme se Donald dhe Beatrix janë dy nga personazhet më të përfolura në showbiz. Shkak është bërë historia e tyre e dashurisë në Big Brother Vip Albania.