Vajza e ministrit Niko Peleshi, Aleksia është shpesh në qendër të vëmendjes në mediat rozë, kjo edhe për shkak të lidhjes me Romeo Veshajn. Kohët e fundit është përfolur se ata janë ndarë, që kur aktori shprehu simpatinë për Beniadën, kur hyri për të surprizuar vëllain, Donaldin, në “Big Brother VIP”.
Por si qëndron e vërteta? E ftuar në “Goca dhe Gra” Aleksia ka folur për situatën, duke zbuluar kështu a janë ndarë apo jo. Për hyrjen e Romeos brenda shtëpisë së “Big Brother” dhe shkëmbimin e batutave me Beniadën, ajo tha:
“Big Brother është një format argëtimi. Romeo është i asaj fushe, artist, humorist. Ai e di cfarë kërkon hilaritet dhe humor te publiku dhe ia servir atë. Nuk ka lidhje me ne”
Gjithashtu shtoi se i ka marrë parasysh këto kur është lidhur me një artist. Ndërsa sa i përket Donaldit, ajo tha se patjetër që ai ishte i preferuari i saj, madje kur foli për raportin e tij me Beatrix, e konsideroi “familje”.
“Shiko, në radhë të parë unë Donaldin e kam konsideruar gjithmonë familje dhe dua që të jetë i lumtur. Ai është person që bën shumë për të tjerët dhe meriton që të marë në këmbim atë që jep. Por ndjenjat janë të pakuptueshme; vijnë, ikin papritur dhe shpeshherë na bën që të lëndojmë dikë tjetër apo të thyejmë premtime”.
Aleksia së fundmi iu nënshtrua një operacioni, dhe as në atë rast nuk i shpëtoi komenteve, që i shkruanin se ishte në spital prej ngacmimeve të Romeos me Beniadën. Mirëpo Aleksia tha se zemrën e kishte shumë mirë, që e vërtetoi edhe sot… /NEWS31