Mbrëmjen e djeshme, balerini i njohur, Ilir Shaqiri, e tha LIVE që në BB VIP ka disa persona që për mendimin e tij nuk duhet të ishin. Ai argumentoi se në atë shtëpi priste të ishin persona me nivel më të lartë artistik. Ky debat, i cili bëhet nga të gjithë jashtë shtëpisë së Big Brother, u arrit të hapej vetëm nga Iliri. Kjo deklaratë nuk i pëlqeu shumicës së banorëve, por komentuesit e kanë mbështetur Ilirin.

Siç shihet edhe nga komentet e qytetarëve në faqen zyrtare të Instagram të Big Brother Vip, por edhe nga komentet në JOQ ALBANIA, Ilirit i jepet të drejtë, pasi sipas tyre, ka thënë diçka është e vërtetë, troç fare dhe në sy të të gjithëve. I pyetur se për cilat personazhe e ka Iliri përmendi emrin e Einxhel, Sarah dhe Antonelës. Teksa shtoi se në këtë listë ka edhe disa personazhe që tashmë kanë dalë nga “Big Brother”.

“ E kam patur për shumë veta që kanë qenë brenda dhe disa që janë këtu. Sepse nuk më pëlqen karakteri i tyre. Unë atë që mendoj e shpreh me gjykim, votë…Einxhel, Sarah, Antonela deri në njëfarë pike. Ka bloger dhe blogere. Nuk mendoj se ti je nga ato blogeret që meriton të jetë këtu. Se me këtë karakterin që ke treguar nuk e meriton.

Një bloger varet nga numri i folloëersave që ka dhe Sarah nuk ka aq sa duhet. Për mua Antonela është kot që është këtu. Produksioni mund të vëjë këtu brenda kë të dojë, ky është mendimi im. Këtu brenda duhet të kishte patur më shumë artistë.”

By admin