Fifi dhe Granit Cana janë dy nga ish-banorët e ‘BBV’, të cilët i shkuan afër një historie dashurie mes tyre brenda shtëpisë, por në momentin final, Graniti u tërhoq duke thënë se kishte dikë tjetër jashtë. Më pas, Fifi pati ato problemet e veta dhe për një kohë të shkurtër në distancë nga njëri-tjetri u gjendën të dy jashtë shtëpisë së ‘BBV’.

Graniti u eliminua nga publiku, Fifi doli me dëshirën e saj pas problemeve nga ana mentale. Kur ishte e ftuar në studio dhe Arbana e pyeti çfarë vendi zë modeli në jetën e saj, Fifit deklaroi se Granitin e ka shok, pavarësisht gjërave që ka parë kur ka dalë nga shtëpia. megjithëse entuziazmi për takimin jashtë me të dukej se ishte i vogël.

Në anën tjetër, Graniti deklaroi se mezi po priste ta takonte Fifin, mirëpo këngëtarja dukej se ishte e idinjuar, nga siç tha ajo disa gjëra që ishin hiperbolizuar jashtë nga Graniti.

“Graniti do jetë miku im dhe pavarësisht gjërave që kam parë kur kam dalë jashtë i nderuar Cana nga Gjakova, pavarësisht çdo gjëje që është hiperbolizu, pavarësisht çdo gjëje që ka shkaktu tensione në familjet tona, unë jam një njeri që fal”, tha ajo.

Që nga ajo natë nuk u mor vesh asgjë për të dy, por sot në festën e 2-vjetorit që organizon Top Channel, Fifi dhe Graniti janë shumë afër njëri-tjetrit dhe sic shohim nga foto duket që po ia kalojnë vërtet mirë dhe po argëtohen me njëri-tjetrin.

A janë vetëm shokë mes tyre a ka diçka më shumë, këtë nuk dimë ta themi. Por, është gjë e mirë dhe e bukur kur ish-konkurrentët në një format të tillë si ‘Big Brother’ vazhdojnë të ruajnë kontaktet me njëri-tjetrin edhe pas mbarimit të aventurës së tyre në atë spektakël.

By admin