Një i ri nga Kosova ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë me makinë që ka ndodhur në Bronx të New Yorkut. Viĸtima është Kreshnik Kajtazaj nga Kosova, ndërsa 24-vjeçari që ishte në makinë me të, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Përplasja fatale sipas tyre ndodhi rreth orës 12:15 në lagjen e shqiptareve Morris Park Avenue dhe Haight Avenue në Bronx, New York.
Hetimi paraprak zbuloi se një Mercedes Benz ML320 i vitit 1998 me dy persona po udhëtonte me shpejtësi të madhe, kur shoferi nuk arriti të kontrollonte automjetin në tentative për të bërë një kthesë dhe u përplas me një shtyllë te ndriçimit.
Kajtazaj u deklarua i vďekur në vendin e aksidentit nga mjekët, ndërsa pasagjeri i tij u transportua në gjendje kritike për në spital, raporton televizioni lokal Bronx12. Motra e tij ka shkruar që bashkë me të sot ka vďekur e gjithë familja. “Ah bre vllau jem, qysh me jetu pa ty. Edhe na jemi dekë sot me ty. Të dua pafund. Pusho në parajsë, engjëlli im”, shkroi ajo.