Advertisement

Sikundër premtoi Olsa dje, Bora sot ishte e pranishme në “Për’puthen” duke u rikthyer pas problemit shëndetësor që pati. Moderatorja u operua nga apendesiti dhe duke qenë se u rikthye shumë shpejt në ekran e prezantoi emisionin ulur.

“U desh të kaloja një ndërhyrje kirurgjikale, jemi prapë bashkë në “Për’puthen” për të përjetuar emocione të bukura. “,- tha ajo. Por u kuptua se moderatorja ka hequr apendesitin apo të njohur në gjuhën popullore ‘zorrën qorrë’.

Ndërkohë, ajo është përballur edhe me një surprizë shumë të bukur nga konkurrentët. Ata i çuan një tortë për ditëlindjen e djalit të saj Arborit e cila ishte e dekoruar me një foto të tij dhe Borës. Kjo gjë e përloti Borën e cila tha se nuk ishte gati për të përballuar këto emocione.

Advertisement

By admin