Advertisement

Marrëdhënia mes çiftit më të komentuar të ‘Big Brother VIP’, Donaldit dhe Beatrixit duket se ka ndryshuar pas futjes në shtëpi të Romeos. Kjo gjë u vu re nga ndjekësit të cilët po shpërndajnë kudo nëpër rrjet një video ku aktori duket sikur po e shmang këngëtaren kur ajo i afrohet për ta puthur.

Me sa duket tashmë dyshime ka edhe vetë Beatrix për sjelljen e tij kohët e fundit. Gjatë një bisede në dhomën e gjumit ajo po i shprehte Donaldit se ai i dukej ndryshe sot. Beatrix: Je ndryshe sot. Donald: Si ndryshe? Beatrix: Nuk e di.

Donald: Për mirë apo për keq? Beatrix: Je ndryshe. Donald: Po për mirë apo për keq? Beatrix: Nuk e di, nuk di ta përcaktoj. Donald: Thjesht mërzitem, stresohem këtu nga situatat… Takimi me Romeon më ka… Unë e kam një mision.

Beatrix: Sot nuk e di pse më je dukur i stresuar. Donald: Sa më shumë kaloj, aq më shumë stresohem. Afrimiteti i tyre duket se ka ndryshuar që pas hyrjes së Romeos dhe kjo është videoja që ka bërë edhe xhiron e rrjetit sot. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur me Donaldin, pasi para tre ditësh është shprehur se ai i kishte gjërat shumë të qarta në lidhje me Beatrix.

Advertisement

By admin