Dy këngëtarët e njohur nga Kosova pritet të hyjnë sonte në shtëpinë e famshme. Sipas burimeve të lajmi.net sonte pritet që Ylli dhe Ledri të jenë pjesë e Big Brother Vip. Nuk dihet nëse artistët e njohur do jenë në rolin e banorëve të rinj apo do jenë thjesht mysafirë për t’i argëtuar banorët e tjerë brenda.
Sot na pret një natë shumë e zjarrtë në ‘Big Brother Vip’, pasi do të disuktohen shumë ngjarje, episiode brenda shtëpisë që ngjallin shumë debate. Një nga 3 banorët do largohet sot, tre të nominuarit janë Sabiani, Antonela dhe Meridiani.
Një nga momentet që me zor po presim të diskutohet sot është “ftohja” e çiftit Donald-Triksa. Marrëdhënia mes çiftit më të komentuar të ‘Big Brother VIP’, Donaldit dhe Beatrixit duket se ka ndryshuar pas futjes në shtëpi të Romeos. Kjo gjë u vu re nga ndjekësit të cilët po shpërndajnë kudo nëpër rrjet një video ku aktori duket sikur po e shmang këngëtaren kur ajo i afrohet për ta puthur.
Me sa duket tashmë dyshime ka edhe vetë Beatrix për sjelljen e tij kohët e fundit. Gjatë një bisede në dhomën e gjumit ajo po i shprehte Donaldit se ai i dukej ndryshe sot. Beatrix: Je ndryshe sot. Donald: Si ndryshe? Beatrix: Nuk e di.
Donald: Për mirë apo për keq? Beatrix: Je ndryshe. Donald: Po për mirë apo për keq? Beatrix: Nuk e di, nuk di ta përcaktoj. Donald: Thjesht mërzitem, stresohem këtu nga situatat… Takimi me Romeon më ka… Unë e kam një mision.
Beatrix: Sot nuk e di pse më je dukur i stresuar. Donald: Sa më shumë kaloj, aq më shumë stresohem. Afrimiteti i tyre duket se ka ndryshuar që pas hyrjes së Romeos dhe kjo është videoja që ka bërë edhe xhiron e rrjetit sot. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur me Donaldin, pasi para tre ditësh është shprehur se ai i kishte gjërat shumë të qarta në lidhje me Beatrix.