Aleksia Peleshi i është nënshturar një ndërhyrjeje kirurgjikale, dhe këtë e ka njoftuar përmes disa postimeve në rrjetet sociale.

Duke qenë se operacioni u zhvillua fill pas spektaklit të ‘Big Brother VIP’, ku i dashuri i saj Romeo i bën një surprizë Donaldit dhe filtron me Beniadën, shumë ndjekës, por edhe portale aluduan se Aleksia u bë keq për shkak të asaj puntate.

Ajo i ka ‘shuar’ këta zëra me një komunikim në Instagram Story, pasi i falenderon gjithë ndjekësit për mbështetjen:

“Unë jam mirë, operacioni shkoi mirë. Mos u shqetësoni, ju falenderoj shumë. Jeni shumë të mirë, disa prej jush ama janë shumë të çuditshëm. Më kanë ardhur mesazhe të tipit: a je në spital prej puntatës së djeshme të ‘Big Brother’?! Por jo, unë e ndoqa me shumë kënaqësi atë puntatë, ishte shumë e bukur, ishte funny, ishte shumë emocionuese, kështu që rrini të qetë, nga zemra jam shumë mirë , jam për MashaAllah, por çfarë t’i bëj ndonjë tëmthi a veshke”,- u shpreh Aleksia.

Kujtojmë se Aleksia e ka shprehur edhe më parë dashurinë për Romeon në “Glamour Zone”.

“E vërteta është se Romeon e dua shumë, shumë është pak të thuhet, e dua me gjithë forcën që kam në zemër për të dashur një person. Kur bëj ato lutjet e mia, nuk harroj kurrë që ta falenderoj Zotin që e ka sjellë në jetën time. Fakti kryesor që e dua shumë është se ai ma kujton shumë babain tim, e unë nuk kam njohur kurrë dikë që më kujton babin. Babi im është një njeri shumë i rrallë”.

By admin