Gjatë spektaklit të djeshëm të “Big Brother Vip” produksioni vendosi të bënte një lojë me banorët dhe zëvendësoi Donaldin me vëllain e tij binjak Romeon. Mirëpo në shumë pak kohë banorët e tjerë e dalluan. Si fillim Iliri dhe Einxhel e vunë re ndryshimin. Të gjithëve ju bëri përshtypje fakti se Beatrix nuk arriti ta njihte Donaldin dhe menjëherë pas kësaj kanë shpërthyer komentet ironizuese kundrejt saj.
“Si i thuhet shqip që s’po njoh burrin”, “Po se njohe moj Trixa se njohe, se u humbe, mendove mos ka ardh Bora aty aq sa u vonua Donaldi”, “Në njohe gjë ti o dele po plaç ti”, “Triksa sa bëjnë 1+1”, “O zot o Beatrix na ke çarë t***in na falni për fjalën por ke një zë shumë acarues të bën të thyesh tel tv ca të kesh përpara . O zot mjer ti o Donald do te çaj trapin. Sikur me qen miz ne vesh”, janë disa nga komentet.
Derisa po komentonin një video, banorët nisën të dyshojnë se në shtëpi nuk ishte Donaldi, por Romeo. Ishte Einxhel ajo që kishte dyshimet më të mëdha dhe ndërpreu diskutimin rreth videos që po shikonin. Pasi u kuptua që tashmë në shtëpi kishte hyrë Romeo, banorët e përqafuan dhe diskutonin se ku dallojnë binjakët.
Derisa po përshëndetej me banorët, Romeo i përshpëriti disa fjalë Beatrixës, të dashurës së vëllait të tij. “Je shumë e mirë, të kam zemër”, i tha Romeo Beatrixës. Siç duket, Beatrixa u ndje mirë nga fjalët e vëllait të të dashurit. Ndryshe, Romeo i dha përkrahje vëllait të tij duke i thënë se është shumë mirë brenda shtëpisë dhe krejt çka duhet të bëjë është ta ndjek zemrën e tij. Kështu, ai la të nënkuptohet se e mbështet lidhjen e Donaldit me Beatrixën.
Në shtëpinë e Big Brother mesa duket vëllezërit Veshaj kanë tendecën ‘të hutohen’ dhe të harrojnë pëlqimet që kanë jashtë shtëpisë më të famshme në vend. Romeo Veshaj supriza e spektaklit të sotëm në BBV në një letër që i ka dërguar më herët, i ka shkruar Donaldit edhe për Beniadën, duke i kërkuar “t’i thotë ndonjë gjë të mirë”.
Sonte ai kishte mundësinë ta bënte vetë këtë gjë. Teksa e përqafoi, e komplimentoi modelen dhe kur po ikte i tha se për çdo gjë mund të kërkojë ndihmën e tij. Ndërkohë para disa ditësh Romeo është përfolur se është në një lidhje dashurie me vajzën e ministrit të mbrojtjes, Niko Peleshi.