Mbrëmjen e djeshme teksa Donaldi me Romeon ndërruan veshjet ai gjeti një 20 mijë leksh në xhepin e pantallonave. Menjëherë filluan aludimet se Romeo i ka lënë një mesazh në atë 20 mijë lekësh. E pas kësaj në një postim plot humor ka reaguar edhe Blogeri Olti Curri. “Ekskluzive, zbulohet mesazhi për Donaldin në 20 mijë lekshin që gjeti në xhep”- shkruan ai dhe me tej vazhdon me humor të tregojë mesazhin.
“Donald kur të vish merr një qumësht dhe 6 vezë se do bëj pastice. Merri dhe Triksës nje paketë se po bën hekurin dhe nuk zbret dot. B”
Kujtojme se gjatë spektaklit të djeshëm të “Big Brother Vip” takimi i Romeos me vëllain e tij binjak emocionoi të gjithë. Gjithashtu Romeo zëvendësoi për pak kohë Donaldin por kjo zgjati shumë pak pasi banorët e kuptuan se nuk ishte Donaldi.
Ajo që më së shumti ra në sy është fakti se aktori mori një 2000 leksh nga Romeo dhe të gjithë mendojë se atje ka pasur një mesazh nga ana e Romeos. Kjo është edhe pyetja që po bëhet më së shumti në rrjet… “Ça i kishe shkruar te 20mijlekshi”?
“Ca i kishe shkruar tek 20 mije lekshi? Dhe cfare shenje kerkonte Donaldi kur po zhvisheshit? Te tha a ke ndonje shenje nga jashte per mua? Per cfare e kishte”, janë pyetjet që më së shumti i janë drejtuar Romeos. Deri tani nuk ka asnjë reagim as nga Romeo, as nga Donaldi dhe as nga produksioni ‘Big Brother Vip’.
Romeo gjithashtu në një moment u shpreh: -“U munduan të të vinin me shpatulla pas murit por ti prap heshte, nuk tregove asgjë. U tregove burrë, për këtë të jap dorën”, duke lënë të nënkuptuar se ju referua historisë së tij me Borën. Si duket ka ardhur edhe një reagim nga Bora.
Kjo e fundit ka postuar një foto në Instastory një foto ku duket e kuruar deri në detaj dhe e veshur në mënyrë shumë elegante në studion e “Përputhen”. Kështu Bora i tregoi të gjithëve se pavarësisht zhurmës në rrjet ajo vazhdon me rutinën e saj pa bërë asnjë koment për situatën.