Një i ftuar shumë special ishte sot në “Ndryshe”! Bëhet fjalë pikërisht për politikanin, Nard Ndoka i cili ju përgjigj pa asnjë ngurrim disa pyetjeve shumë pikante nga prezantuesit, Salsano dhe Adi. Ai foli për gjithçka rreth politikës, nisur nga mendimi i tij për situatën Berisha-Basha që po kryeson vëmendjen e mediave dhe duke vazhduar me Edi Ramën.
Nard Ndoka përvceç politikës, ka folur dhe në lidhje me “trekëndëshin” më të përfolur gjatë ditëve të fundit Bora-Donald-Beatrix. “E kam ndjekur nëpër rrjete sociale. Me Donaldin, jam njohur nga një emision, ishte tip interesant. Kështu si e ka marrë do vazhdojë edhe me burrat (qesh)”, tha ai në Top Albania Raadio.
Ndërsa sa i përket pyetjes së nëse do të kishtë një “Big Brother” me politikanë, Ndoka ka thënë që ai do të zgjidhte tre gra të politikës për ti future brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. “Do doja Spiropalin, Ballukun dhe Grida Dumën”, tha ai.
Më pas Ndoka foli për aktualitetin politik në vendin tonë. Çfarë mendimi ka z.Ndoka lidhur me Bashën dhe gjithë situatën e krijuar në PD, teksa ka folur me superlativa për ish- kryeministrin, Sali Berisha dhe presidentin Ilir Meta. “Luli mbeti një kastravec në hije. Për 8 vite kishte alternativa të tjera brenda PD-së. Basha u bë lider në mënyrë artificiale. Vetëm një herë t’i bërtasë Berisha (Gazmend Bardhit dhe Lulzim Bashës) ata ikin vetë, janë pesha të lehta si politikanë dhe si njerëz. Basha i vetmi hajdut në Europë që u bë i pasur në opozitë”, tha Ndoka.
“Shqipëria ka shumë pak lider, ndër të paktët është Berisha. Rikthimi i tij është një domosdoshmëri. Ai është kryeministri më i përgjegjshëm. Berishën e zgjuan nga gjumi, zgjuan bishën dhe kur bisha zgjohet të merr përpara. Vetëm me z.Berisha do të kthehesha të bashkëpunoja në PD. “Ilir Meta është një politikan i jashtëzakonshëm, i pathyeshëm. Për moshën që ka, i ka provuar të gjitha. Do të rikthehet në politikë dhe do të jetë politikani i surprizave”, vazhdoi Ndoka.
Duke ditur se janë në anë të kundërta, çfarë mendimi ka z.Ndoka lidhur me kryeministrin e vendit, Edi Rama? “Rama tall tr***n, ky është stili i tij. Rama është një drejtues se lider është fjalë e madhe. Sjellja e afganëve në vendin tonë është servilizëm. Jemi vend i varfër, mezi po mbajmë veten të mbajmë të tjerët”, u shpreh Ndoka.