Sot ka qenë i ftuar në “Ftesë në 5” në Top Channel, ish-konkurrenti Igli Zarka, i cili doli nga shtëpia për shkak të problemeve shëndetësore. Megjithëse, ai qëndroi shumë pak në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania”, ai ka krijuar disa kontakte aty dhe është lidhur më shumë me Donaldin. Aktori tha se Donaldi ishte banori që i dha më shumë energji pozitive në shtëpi:

“E kam vlerësuar shumë, pres të pi kafe me të kur të dalë.” Ndërsa lidhur me trekëndëshin Bora-Donald-Beatrix, aktori dhe pedagogu Igli Zarka tha se ai nuk sheh asnjë trekëndësh, pasi “Donaldi e ka thënë mbi 15 herë që është vetëm. Shoh një Donald shumë të qartë”.

Kur aktori Donald Veshaj u pyet për marrëdhënien me Borën dhe a ka më ndjenja për të, u përgjigj shkurt, pa treguar se çfarë e ka zhgënjyer në atë marrëdhënie. Igli përmendi një detaj, që e komenton sipas tij, si një akt burrërie: “Ai kafshoi dorën. Ky gjest do të thotë nuk flas. Tregoi burrëri! Edhe pse i kishte të gjitha aŗmët drejtuar vetes, duroi”.

Ndërkohë, gjatë spektaklit, Donaldi dhe Beatrix u pyetën se si i kanë përjetuar këto ditë. Me fjalët që ka thënë Donaldi, është shprehur edhe njëherë se do ta vazhdojë lidhjen me Beatrixin. Ai ka thënë se do t’i lë prapa të gjitha gjërat që kanë ndodhur, duke aluduar kështu për situatat me ish të dashurën e tij, Bora Zemanin.

“Ka qenë realisht shumë, shumë presion. E dija që e gjithë kjo situata do ishte në disfavor për mua. E dija që deri diku do shkonte keq, por unë nuk doja ta ndaloja veten time dhe nuk e ndaloj veten time. Kur e ndiej diçka dua ta bëj, sepse do gënjeja veten time, e nuk dua ta gënjej veten time. Më erdhi keq për Triksën, sepse unë e kam thënë edhe kur ka qenë Semi brenda që jam single, e kisha bërë të qartë. Nuk e di se çfarë kupton publiku me single

Një mesazh, një letër, mund të ishte bukur për publikun, por për marrëdhënien time që kam pasur jashtë nuk kanë funksionuar asnjëherë mesazhet e letrat. I bëj gjërat ashtu siç i mendoj, jo ashtu siç i shohin të tjerët. Më erdhi keq për Triksën, sepse doli si gruaja që u kap në shtrat me një të martuar. Unë nuk e shoh kështu dhe tani që po e mendoj dhe po e shikoj prap, dua thjesht ta lë mbrapa, dua thjesht ta lë të iki, dua të shikoj vetëm para për veten time.”,-Donaldi.

By admin