Spektaklin e sotëm “Vëllai i Madh” ka vendosur të surprizojë Donaldin me njeriun e tij më të shtrenjtë. Ai është surprizuar nga vëllai i tij binjak Romeo. Romeo është ai që i jep kurajo duke i thënë atij se ai është një person shumë i fortë dhe ta shijojë sa më shumë këtë eksperiencë. “Ti je shumë i fortë, je i zoti i vetes o shok,mos të të haj për asgjë”,- i tha ai Donaldit.
Duket se kjo surprizë e ka lumturuar jashtë mase Donaldin duke ndarë dhe një përqafim të ngrohtë me vëllain e tij. Në momentin që u largua nga shtëpia Romeo i tha përsëri diçka, Donalti dhe për këtë y pyhet edhe nga Arbana. Romeo tha se i tha që është: Je i fortë, jepi gaz.
Në takimin më emocionues ndonjëherë, të dy u përlotën, dhe na përlotën edhe ne të gjithëve nga ekrani. Referuar situatës së fundit, ai shprehu mbështetjen për vëllain e tij, duke theksuar se e rëndësishme është që ai të ndihet mirë dhe të bëjë çfarë do.
Romeo: A ishte kjo dëshira jote? Bëj atë që mendon ti. Unë i kam zgjidhur të gjitha hallet. Kështu që bëj ça mendon ti. Je shumë I fortë. Ngulite në kokë. Donald: Kam dashur atë aprovimin tënd, nëse e kam bërë mirë apo keq. Romeo: Edhe pse tentuan të të vinin me shpatulla pas murit, ti u tregove burrë.
Pas takimit, ata ndërruan rrobat, dhe Romeo u iu bashkua banorëve të tjerë. Trixa siç duket e ndjeu se dy vëllezërit janë ndërruar, pasi e pa në mënyrë të çuditshme Romeon, mbase duke patur edhe dyshimet e saj. Beatrix e ndjeu që në fillim se diçka nuk po shkonte dhe mbeti e shtangur, por edhe pjesa tjetër e banorëve e kuptoi shpejt lojën që kishte menduar produksioni për sot.
Ishte moderatorja Einxhel Shkira ajo që reagoi e para dhe kërkoi që të shihte tatuazhet e Romeos për të dalluar nëse ai që ishte përballë ishte me të vërtetë Donaldi siç pretendonte. “Ky s’është Donaldi, s’është Donaldi…hiqe bluzën të shikoj, largo pantallonat, të shoh tatuazhin,”- tha Einxhel.