Që me hyrjen e saj në ‘Big Brother VIP’ gazetarja Einxhel Shkira ka krijuar shumë situata. Ajo ka pasur përplasje me shumë nga banorët, por veçanërisht me Ilirin, me të cilin nuk ka arritur ta gjejë gjuhën e përbashkët dhe herë pas here i hedhin kunja njëri-tjetrit.
Ajo në bisedë e sipër ka folur për Ilirin duke e akuzuar se vetëm për vëmendje dhe për efekt të lojës tregoi në publik ngjarje personale që nuk kanë aspak lidhje me gjendjen e tij të tanishme. “Ai për lojë riktheu një histori që nuk i përket fare fazës së tanishme të jetës së tij. Imagjino që kur njeriu arrin të tregojë gruan dhe dashnoren për lojë…”, tha ajo duke rikujtuar faktin se Iliri ka bërë publike tradhtinë e tij.
Më pas, Einxhel tha se vetëm për lojë dhe për të fituar protagonizëm ai nuk mori parasysh as vajzën e tij, së cilës iu desh që të mësonte tradhtinë e babait të saj nëpërmjet ekranit. “Imagjino, vajza e saj nuk e dinte këtë histori dhe mund ta ketë mësuar teksa e ka parë nga televizori”, tha ajo, deklaratë e cila iu aprovua edhe nga Arbëri.(DJ DAGZ)
Kujtojmë se Iliri e ka treguar që në javët e para tradhtinë e tij ndaj bashkëshortes, e cila kur erdhi u përballë me të nuk ishte shumë e kënaqur për këtë fakt. Iliri konsiderohet si një ndër banorët më të fortë të “Big Brother VIP” dhe shumë e quajnë si të vetmin lojtar që e ka luajtur lojën me inteligjencë. Duket se balerini e ka llogaritur mirë se kë të marrë pranë, kë të “sulmojë” dhe kur, kë të nominojë etj. Por, përveç kësaj loje që duket kaq mirë e organizuar nga ana e tij, Iliri ka falur padyshim edhe emocione.
Ai ka rrëfyer shumë të pathëna nga jeta personale dhe ka përlotur me takimin me bashkëshorten apo telefonatën me të bijën. Të gjitha këto e kanë portretizuar atë si një funalist të padiskutueshëm. E sigurisht edhe Iliri e di mirë potencialin që ka në shtëpinë e “Big Brother”.
Së fundmi, ai ka qenë duke biseduar me Big Maman e cila e ka cilësuar si “piper djegës”, referuar lojës së tij. Dhe, deklarata e Ilirit ishte me të vërtetë djegëse: “Unë i rrotulloj këta këtu!”- ia ktheu ai. Nuk e dimë se si do reagojnë banorët po të shohim çfarë ka thënë Iliri por me siguri kjo deklaratë do trazojë ujërat.