Arbana Osmani është jo vetëm një nga moderatoret më të dashura të ekraneve shqiptare, por edhe të rrjeteve sociale. Ajo ka zgjedhur të jetë vetvetja dhe shfaqet para ndjekësve të saj siç është në përditshmëri, pa filtra e pa photoshop. Larg komplekseve, Arbana poston foto e video edhe në ditët kur nuk ka vendosur makeup, kur është pa gjumë, e pakrehur, me rroba të thjesht, etj.
Kjo ka bërë që ndjekësit ta duan shumë për faktin që është vetvetja duke u bërë model edhe për shumë vajza të tjera. Mirëpo, me foton e postuar së fundmi nga spektakli i të premtes ajo ka marrë kritika për editim të fotos. Ndjekësit janë të mendimit se fotoja ka shumë ndërhyrje dhe se Arbana duket ndryshe.
Një nga ndjekëset e Arbanës shkruan: “Çu bëtë të tëra njësoj si binjake me këto ndërhyrje. Ç’të bën leku!” Ky koment ka marrë një përgjigje edhe nga Arbana që shkruan: “Njësoj i kemi filtrat”, duke nënvizuar se bëhet fjalë për ndërhyrje që të gjitha u bëjmë fotove dhe jo ndërhyrje estetike.
Ndërkohë, dikush tjetër shkruan: “Shumë fotoshop, Arbana. Je më e bukur natyrale!”. “Faleminderit!”- i është përgjigjur moderatorja. Përveç rasteve kaq të rralla, Arbana mbetet padyshim një nga figurat publike më origjinale dhe pa filtra në rrjetet sociale.
Së fundmi, në Francë është miratuar një ligj i ri që do të k rim inali zo jë bullizmin në shkollë dhe do të sigurojë trajnime të mëtejshme për mësuesit për të parandaluar ngacmimet. Legjislacioni i propozuar do ta bëjë ngacmimin në shkollë një vepër penale specifike, për të cilën mund të mbahen përgjegjës ose nxënësit ose stafi i shkollës. Ata që shpallen fajtorë mund të përballen me gjoba deri në 45 mijë euro dhe tre vjet bu rg.
Ky lajm i ka rënë në sy edhe Arbanës e cila e ka shpërndarë në Instastory. Dhe jo vetëm kaq, por i ka bërë tag edhe kryeministrit Edi Rama duke i kërkuar që me këtë fenomen të merren masa dhe në vendin tonë. Bullizmi ka prekur shumë shoqërinë tonë dhe gjithnjë e më shumë persona të ndryshme po rrëfejnë eksperiencat e tyre aspak të bukura.