Gjatë puntatës së ‘Për’puthen’ ka ndodhur një debat i fortë midis Arjanit dhe çiftit të deklaruar Alvisës dhe Bashkimit. Nxitjet mes tyre filluan që kur çifti u deklarua në ‘Prime’ dhe Arjani tha një barcaletë, të cilën protagonistët nuk e pëlqyen aspak. Ai e krahasoi Bashkimin me një emigrant që vjen në Shqipëri dhe i thonë prindërit të kemi gjetur një nuse perfekte, veçse ka një problem, është pak me barrë.
Sot gjatë puntatës ata e diskutuan komentin e tij. Sipas Arjanit dhe Efit, Bashkimi e dëgjoi barcaletën që në prapaskenë dhe ai qeshi, ndërsa në Prime bëri si i lënduar. Alvisa i tha se Arjani vetëm me të sillet kështu.
Alvisa: Vetëm me mua.
Arjani: Po se nuk kemi pasur dikë që të na gënjej sy ndër sy, pa ju dridhur qerpiku.
Alvisa: Ndërsa mua më vjen shumë keq që njerëzit sot e shesin veten e vet për një drekë, për një darkë ose për një bluze.
Arjani: Leji këto budallallëqe se nuk shitem unë. Nuk jam shitur në jetën time për gjëra më të mëdha. Nuk jam shitur as te serbi (Arjani ka qenë gazetar gjatë luftës në Kosovë), as te ata që kanë marrë më qafë një jetë, nuk jam shitur te presidenti i republikës (Arjani ka qenë këshilltar i Alfred Moisiut), e ti s’ja ke idenë fare. Sa mund të kem mik atë ishin tënd aq kam edhe Bashkimin.
Bashkimi: Ti je me konflikt interesi. Je personalisht me tjetër palë. S’mund të japësh mendim të qartë, prandaj të bie poshtë. Je i ndikuar nga ishi i saj.
Arjani: Avash se ngele me të njëjtin argument se nuk di ç’të thuash. Ja mirë supozojmë se jam i ndikuar nga ishi saj, por nga ty nuk jam i ndikuar? Tregohu burrë njëherë.
Bashkimi: Ti s’je burrë bre allahile, momentin më të bukur e shfrytëzon për veten tënde.
Arjani: A jam i ndikuar dhe nga ty mu përgjigj? Bashkimi heshti dhe Arjani e la bisedën. Sipas Arjanit Bashkimi ja ka nënkuptuar vetë atë barcaletë duke thënë se i ka rënë hall i madh, por Bashkimi para kamerave hiqet ndryshe.
Arjani: Nqs ka një njeri këtu që ndryshe është para kamerave dhe ndryshe pas je ti, se të kam ngritur në qiell, po ti je i paformuar dhe pa karakter.
Alvisa: “Edhe ‘Prime’ për familjen time ka qenë shumë e vështirë. Babi donte të fliste me Arjanin, por i thashë se nuk doja të përfshija asnjë nga familja”,