Diteve te fundit jane trazuar ujrat nga situatat e Donaldit, Bores dhe Beatrixes. Mbremjen e djeshme teksa te gjithe tentonin ti benin gjyqin dhe i vune ne tmerresisht ne siklet, mami i Trixes i ka derguar nje leter ku i tregonte mbeshtetjen dhe i kerkonte qe te sqaronte situaten qe te mund te kishte bekimin e saj.

Lidhur me kete ngjarje, tezja e Beatrix kengetarja e njohur Alberije Hadergjonaj ka dhene nje interviste ekskluzive per Kryefjala.com. Ajo ka zbuluar ndjesite e tyre familjarisht si dhe u kundervihet per gjyqin dhe presionin krijuar nga produksioni. Per me teper ndiqni intervisten e plote:

1. Alberie e ke ndjekur BB VIP, cili prej banoreve mendon se do ta fitoje dhe me kryesorja si po e shikon Trixen brenda shtepise?

Alberije: “Po e kam ndjekur nga momenti kur eshte fut nje pjese e shpirtit tim aty-Trixa, te cilen e kemi rritur bashke me motren.

Se di cfare te them sepse realisht po ju kushton shume me shume sesa ai cmim. Aty po humbasin vlerat artistike si Fifi, Monika, Ariola, Donaldi e se fundmi Beatrixa dhe me vjen shume keq!

Normalisht une do doja te fitonte Beatrixa dhe do genjeja po te thosha ndryshe.Eshte mbesa ime dhe e dua si vajzat e mia.

Artiste me disa cmime ,dhe shume e talentuar.”

2. Si eshte marredhenia juaj me njera tjetren?

Alberije: “Beatrixa eshte njesoj sikur ta kisha lind vet!”

3. Duke qene se ti e njeh mjaft mire, si te duket marredhenia e saj me Donaldin a ka rene Trixa ne dashuri?

Alberije: “Trixa eshte vajze naive dhe beson verberisht ne dashuri,dhe duke e njohur mire e di qe eshte e sinqerte ne ate qe thote.”

4. Po kete trekendeshin e krijuar Donald, Bora, Trixa si do ta komentoje?

Alberije: “Eshte shuuume normale qe dy te rinj te dashurohen.

Beatrixa s’ka qene shoqe e Bores dhe si detyrohet asgje. Shto ketu faktin qe Bora e Donaldi ishin te ndare prej 8 muajsh dhe mesa kuptoj e gjithe kjo u be per show dhe viktime e gjithe kesaj eshte Donaldi dhe Beatrixa.

Produksioni duhet te kishte vene ne dijeni Donaldin qe Bora ka pranuar dhuraten e tij dhe e mbante, por ben te kunderten: futen Meridianin per ti dhene informacion qe jashte ti nuk e di ca behet . Mbase jam gabim po une si publik keshtu e perceptoj.”

5-A ka gabuar Trixa qe u lidh me Donaldin?

Alberije: “Nuk mund te jete gabim të dashurosh dike qe te thot jam singel dhe ti je ajo qe dua.”

6-Si po sillet produksioni i BB Vip me çiftin Trixes & Donald?

Alberije: “Atyre po ju behet nje gjyq publik nga njerez qe s’kane asnje te drejte te japin, as marrin nga dy njerez qe pelqehen.

Produksionit mbas daljes te Fifit ju duheshin keta te dy per shikueshmeri.

Ata po e bastardojne dhe po demtojne imazhin e te treve dhe me vjen shume keq!

Boll me se jane tre familje te cenuara moralisht!”

7-Po Antigona nena e Trixes dhe motra juaj si po e perjeton kete eksperience?

Alberije: “Ajo ka rritur nje vajze me plot sakrifica dhe nuk e merion kete. Une si artiste nuk i kam degjuar kurre llafet, lart e poshte dhe prandaj kam ecur perpara.”

8-A ke menduar qe Trixa te dale nga BB Vip pasi publiku po e paragjykon per lidhjen me Donaldin ?

Alberije: “Po te isha une kisha dal me kohe sepse nuk lejoj askend te cenoje privatesine!

Po do doja te dilte sepse Trixa nuk i pershtatet ketij formati. Duhet te jesh cdo gje qe Trixa nuk eshte!

Neve kemi menduar qe po futet ne nje program si Big Brother VIP, ku figurave publike ju mbrohet karriera, por shoh qe nuk dalin dot nga formati i “Perputhen”, ku per disa viewers kane shkelur mbi cdo parim.”

9- Ky spektakel po e ndihmon apo demton Trixen?

Alberije: “DEMTON!”

10-Nese Trixa do ta shihte kete interviste cila do te ishte keshilla qe do ti jepje?

Alberije: “Mos ndrysho per askend. Jeta eshte e jotja dhe jetoje si ta duash ti.

Ne te gjithe e mbeshtesim se e njohim si eshte!”

By admin