Një sherr banal ka ndodhur midis dy personave në një lokal, në afërsi të postës në lagjen Vullnetari në Elbasan. Pas përplasjes fizike ku është përdorur thika ka mbetur i lënduar rëndë njeri nga personat dhe është dërguar në spital.
Paraprakisht dyshohet se i lënduari ka përfunduar në koma. Autori dyshohet se ka qenë nën efektin e alkoolit Policia ndodhet në vendngjarje dhe behet me dije se autorët është arrestuar.
Elbasan/Informacion paraprak
Më datë 05.12.2021, në lagjen “Vullnetari”, në një lokal, shtetasi A.Q, 41 vjeç, pas një konflikti fizik të çastit me një person ende të paidentifikuar, është rrëzuar në shkallët e lokalit e për pasojë ka është dëmtuar në kokë dhe po transportohet për në spitalin e traumës në Tiranë për ndihmë mjeksore më të specializuar.