Moderatori Labinot Gashi, mik shumë i mirë i këngëtares Big Mama, e fundit kjo që mbrëmjen e së premtes u bë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. I pyetur se me cilën do e ketë të vështirë përshtatjen, Gashi tha se Big Mama, u pa që mbrëmjen e së premtes nominoi direkt Antonelën. Ndërsa sipas tij më përzemër Big Mama ka Beniadën, për shkak edhe të theksit të saj.

“Big Mama ka shumë për të dhënë. Përjashta i kam thënë se ti je një natyrë interesante. Me Antonelën duket se do e ketë më të vështirë, se u pa edhe atë natë që e nominoi, ndërsa Beniada ia ka marrë zemrën. Ajo është njeri i hapur dhe ajo do dikë që e bën të ndihet mirë. Arjolën, Fifin, Donaldin, Romeon, Triksën i kam shumë përzemër”, tha Gashi.

Për hyrjen e Big Mamës, ka reaguar edhe ish-banorja e shtëpisë, Fifi, përmes një postimi në InstaStory, ajo i ka uruar Big Mamës për rrugëtimin e ri, teksa ka dhënë një porosi për të dhe prezantuesen e spektaklit, Arbana Osmanin. “Të dua Besianë, hallakatmi krejt. Asgjë nuk isha unë, çka është kjo”, ka shkruar Fifi në postimin e saj.

Përveç Labinot Gashit, i ftuar në “Fun Club”, ka qenë edhe Atdheu,  i cili është përfolur si “molla e sherrit” për debatin e ashpër mes Arjolës dhe Antonelës. Atdheu tha se Antonela mund të jetë ndikuar nga afrimiteti me Arjolën kur ishin pjesë e Për’puthen dhe nga telefonata për intervistën në një emision televiziv.

“Kur jam futur unë në Për’puthen, Arjola ka qenë i vetmi njeri që më përkrah në Shqipëri. Kur na shihte Antonela, ka menduar se mos kemi lidhje bashkë. Nuk ka pasur dijeni se sa shoqëri kemi pasur. Edhe tek thirrja që i kam bërë, mund të ketë ndikuar. Unë e kam marrë për ta pyetur sepse thanë që Antonela ka sulmuar Arjolën dhe doja ta pyesja se çfarë ka me të.”

“Arjola, nënë e përkushtuar ndaj fëmijëve. Grua e hekurt për mua, do e mbështes gjithë jetën. Antonelës do i thoja: Lëre Atdheun të qetë se po krijoj lidhje jashtë. Kam qenë duke folur me një vajzë dhe me këto të fundit që dolën, u shkatërrua gjithçka”, tha Atdheu.

By admin