Vajza e Niko Peleshit, Aleksia, ka qenë në një lidhje dashurie me aktorin vlonjat, Romeo Veshaj. Tashmë ajo është një ndër personazhet më të diskutuar në mediat rozë.

Disa javë më parë, çifti u përfol se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre të dashurisë. Mirëpo, duket se e vërteta është krejt ndryshe.

Ka qenë pikërisht, Aleksia, ajo që ka postuar në Instagram një foto. Ku shfaqet shumë seksi, e veshur me të bardha.

“E komplikuar”, ka shkruar ajo krahas imazhit, duke lënë të kuptohet se marrëdhënia e saj e dashurisë aktualisht është e komplikuar. Nga ana tjetër, komentet kanë qenë të shumta, duke shpresuar që ndarja mes çiftit të mos jetë e vërtetë

.Mirëpo, sot nga një investigim i bërë nga Abcnews.al në rrjetet sociale të dyshes është vënë re se lidhja e tyre është bërë edhe më serioze. Ka qenë pikërisht, Aleksia ajo që ka postuar një foto ku shfaqet me një kostum të ideuar nga linja e moderatores, Bora Zemani, duke konfirmuar kështu se marrëdhënia mes çiftit është edhe më familjare.

Kujtojmë që Bora është e dashura e vëllait binjak të Romeos, Donaldi, e cila më herët ka pasur raporte shumë të mira edhe me ish-kunatën, Jonida Maliqin. Kjo e fundit, deklaroi disa ditë më parë haptazi se ky Shën Valentin e gjeti single.

Në këtë mënyrë konfirmoi ndarjen përfundimtare nga aktori i humorit. “Mua s’më pëlqen shumë kjo festë, sepse mendoj që Shën Valentin për çiftet duhet të ketë çdo ditë, për më tepër që këtë vit jam single”, u shpreh Jonida.

By admin