Bëhet i ditur identiteti i 41-vjeçarit të plagosur rëndë në lagjen “Vullnetari” të Elbasanit. Sipas medias “Faxweb” Ardian Qosja  fizike 41-vjeçari është rrëzuar nga shkallët e lokalit duke pësuar dëmtime të rënda në kokë. Ndërkohë sipas burimeve për ABCNews, gjatë sherrit nuk kanë munguar as shkopinj bejsbolli.

Fillimisht ai është dërguar në spitalin e Elbasanit për të marrë ndihmën e parë mjekësore, por si pasojë e gjendjes së komplikuar shëndetësore ai është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe tashmë po punohet për kapjen e autorit ndërsa po hetohen edhe rrethanat e plota të këtij konflikti.

“Më datë 05.12.2021, në lagjen “Vullnetari”, në një lokal, shtetasi A.Q, 41 vjeç, pas një konflikti  fizik të  çastit me një person ende të paidentifikuar, është rrëzuar në shkallët e lokalit e për pasojë ka është dëmtuar në kokë  dhe po transportohet për në spitalin e traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje  po krehin zonën me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe  identifkimin e autorit”, njofton policia.

By admin