Pak muaj më parë, këngëtari i njohur i muzikës tallava Mandi Nishtulla akuzoi Silva Gunbardhin dhe bashkëshortin e saj Dafi Dertin, se kishin marë miliona euro fitime të këngës “Të ka lali shpirt”, kënga me e klikuar shqiptare. “Janë miliona euro, hallall t’i kenë, unë kam Zotin”- u shpreh Mandi asokohe ndër të tjera.

Por si është e vërteta?! Pas disa muajsh heshtjeje, Silva ka zgjedhur po emisionin #Expuls në RTV Ora përballë gazetarit dhe autorit të emisionit, Ronaldo Sharka, për t’i përplasur të vërtetën Mandit. Me kontratën me vete, Silva nxorri zbuluar mashtrimin e Mandit.

Kontrata vërtetonte se Silva merrte nga fitimet e “YouTube” vetëm 10% të fitimeve, Dafi 0% dhe 90% të tyre e merr Alfred Sula, kompozitori i kengës, njëkohesisht kushëriri i Mandi Nishutllës. Kujtojmë se kjo këngë ka bërë xhiron e botës dhe madje është bërë dhe në disa versione në gjuhë të tjera, si arabisht, në gjuhët e vendeve sllave etj

“Kam besuar tëk ajo këngë kur nuk besonte njeri. Doja qe Mandi të fitonte. Kërkova 3 javë për veshjen e Mandit që ai te dilte siç duhej në klip, siç e meritone. Nuk pres mirënjohje nga Mandi, por më vrau shpifja. Lexoja komente që më thoshin kuŗvë, qorre, kthej lekët Mandit. Ia kisha detyrim publikut këtë sqarim si dhe nënës time. Ajo jeton vetëm prej virusit Covid-19 dhe lexon çdo koment. Është e sëmurë me zemër”, u shpreh Silva me lot në sy.

Ndër të tjera ajo shtoi se nëse Mandi do vazhdoi të shpifi, këngëtarja do të ndjekë rrugën ligjore. Klikimet në Youtube janë kthyer shpesh në mollë sherri mes artistëve sidomos kur kemi të bëjmë me bashkëpunime. Shumë prej tyre pas arrijnë sukses me këngën, fillojnë e hedhin akuza ndaj palës tjetër dhe rasti i Silvës me Mandin e Nishtullës nuk është as i pari dhe me siguri as i fundit.

Silva Gunbardhi ka një karrierë të gjatë në muzikën tonë, sidomos ne atë popullore por nuk mbetet pas as muzika e lehtë, aty ku ka pasur fillimet e veta. Shumë prej këngëve të saj janë kthyer ne hite dhe që dëgjohen nga të gjithë dhe kudo. Ajo ka marrë pjesë edhe në festivalin e “Këngës Magjike” ku është vlerësuar dhe me çmime.

By admin