Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka publikuar disa pamje nga stërvitja e tyre, teksa ju bën edhe prezantimin. “Njihuni me djemtë tanë të Kursit Komando, të cilët ndryshe nga vitet e tjera vijnë nga të gjitha forcat e FA dhe jo vetëm nga ajo Tokësore, duke rritur cilësinë dhe sfidën për të qenë pjesë e njësisë elitë.
Ajka e FA po i nënshtrohen qindra orëve sfilitëse fizike dhe psikologjike, për të qenë të përgatitur për çdo operacion apo mision. Krenari për FA “, shkruan Xhaçka.