Në fillim të puntatës në “Përputhen”, duket se Arjan Konomi ka dashur të mbështesë Borën publikisht por pa përmendur në asnjë moment situatën e krijuar me Donaldin. Në momentin kur Bora përshëndet Arjanin, ai i mori disa minuta kohë që ta komplimentonte dhe madje i tha dhe që është prezantuesja më e mirë.
Arjani e falenderoi për energjitë pozitive që jep Bora, pavarësisht “ditëve të zymta” në të cilat ndodhemi.
“Je bërë shumë elegante sot me këtë veshjen, që të shkon shumë. Në këto ditë që janë kështu me atmosferën kështu të zymtë, që ka filluar i ftohti, që është kështu si shi, kanë filluar griprat. Ti rrofsh që na jep energji pozitive dhe të kemi prezantuesen më të mirë në Shqipëri,” – i tha Arjani Borës. Megjithatë, Bora qeshi dhe e falenderoi.