Dy inspektorë në Elbasan janë arrestuar ditën e sotme nga efektivët e policisë. Dy inspektorët dyshohet se kanë lejuar ndërtim pa leje dhe për këtë arsye kanë rënë në pranga. Nuk dihet ende identiteti i tyre, por ata akuzohen se kanë abuzuar me detyrën.

Arrestimi i tyre vjen në vijim të hetimeve intensive që drejtoria Elbasanit po kryen prej të paktën dy javësh. Nuk dihet se për cilin ndërtim bëhet fjalë dhe në cilën zonë apo se kujt i përket, detaje këto që pritet të mësohen në vijim./shqiptarja/

By admin