Kjo javë ka qenë e mbushur me ngjarje në Big Brother, por ajo që është përfolur më shumë ka qenë marrëdhënia mes Beatriksës dhe Donaldit që duket se u afruan shumë shpejt, madje menjëherë pas daljes së Semit nga shtëpia. Nuk ishte çudi, duke qenë se Donaldi e kishte pranuar edhe më parë që nëse Semi nuk do të ishte në shtëpi, do të ishte ndjerë më i lirë.

Këtë javë Donaldi dhe Beatriks janë parë më afër se kurrë, duke shkëmbyer përqafime dhe shikime gjatë gjithë kohës. Madje, kjo sjellje prej tij nuk kaloi pa u vënë re as nga Bora, e cila pak ditë më parë tregoi varësen duke bërë të qartë se ende po e priste, ndërsa ditët e fundit nuk e mban më varësen e Donaldit në qafë.

Gjatë spektaklit të sotëm, pas një videoje të Donaldit dhe Beatriksës me disa nga momentet e tyre, të emocionuar dhe të përqafuar në dhomën e rrëfimit, Donaldi qartësoi se nuk dëshiron në asnjë mënyrë që Triksa të ndihet në siklet, pas ai po bën atë që do.

Gjatë javës, Beatriks ka rrëfyer se është ndjerë në siklet për atë çka po ndodh mes të dyve, pasi jashtë ajo e ka mbështetur lidhjen dhe puthjen e bujshme që Donaldi dhe Bora shkëmbyen brenda shtëpisë vetëm pak javë më parë.

Ky është një nga komentet që Beatriks ka lënë në foton e Borës pas puntatës ku u takua me Donaldin.

“Triksa e ka me siklet këtë gjë dhe e kam kuptuar. Nuk dua që Triksa të jetë në siklet për asgjë, sepse unë po bëj atë që dua. Dhe ajo që dua është kjo!” -ka thënë i bindur Donaldi, duke e mbyllur me një puthje në ballë për Triksën.

By admin