Regjisori i njohur Altin Basha ka zbuluar arsyen e largimit pas 17 vjetësh nga programi i humorit “Portokallia”. Regjisori tha në emisionin “Dola te ola”, se gjatë punës së tij në atë televizion ka patur liri, dhe për këtë u shpreh mëse i kënaqur, teksa shtoi se në momentin kur iu cungua liria atëherë edhe bashkëpunimi ra.

“Vendosa më mirë të largohem në një dritare të re, ku kam lirinë e duhur”, tha ai teksa tregoi se është i kënaqur me zgjedhjen që ka bërë, “Kosherja më tregoi se sa shumë talente të reja ka”.

Ndërkohë për sa i përket aktorëve që qëndruan në “Portokalli” pas largimit të tij, tha se ata bënë zgjedhjen e tyre.

E teksa u pyet nëse do të donte të vijonte të punonte me aktorët e “Portokallisë”, ai tha: “Në fillim kanë patur ata privilegjin të punojnë me mua, por falë punës intensive ata u kthyen në talente të ekranit, dhe sot kam unë privilegjin të punoj me secilin prej tyre.

Ndërsa për aktorët që janë rikthyer në “Portokalli” pas largimit të tij, apo për kritikat e bëra vazhdimisht për të, ai theksoi se suksesin e tij e kanë treguar statistikat dhe produktet e nxjerra në “Portokalli”. “Për 17 vite e mbajta në majë të suksesit..”, theksoi ai.

By admin