FOTO ARKIVA

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Shkatërrimi i pronës” dhe  Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”  të shtetasi, L. P., 40 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas  në lagjen “Luigj Gurakuqi” duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Renault”, është përplasur me një shtyllë ndriçimi. Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi  gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi të vogël  lënde narkotike të dyshuar kokainë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.

By admin