Një sh përthi m i fuqishëm është dëgjuar në katin e katërt të një pallati në lagjen “8 Shkurti” në qytetin e Fierit. Në derën e një prej apartamenteve të këtij kati, në të cilin nuk banonte asnjë njeri, ka sh përthy er një sasi e ksplo zivi, me banorët që kanë braktisur banesat të tmerruar.
Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
“Sot rreth orës 21:40, në lagjen “8 Shkurti” në katin e katërt të një pallati, në afërsi të derës së jashtme të banesës së shtetasit A. H., (në të cilën nuk banon njeri pasi ndodhen jashtë shtetit) ka plasur një sasi e vogël dyshohet lënde p lasëse.
Për pasojë është dëmtuar dera e kësaj banese. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Fier po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia.