Është përfshirë nga flakët shtëpia e 39-vjeçarit Klodian Calamani, i cili vŕau dhe groposi 8-vjeçarin Mateo Vasiu në fshatin Frecalli të Fierit.
Forcat blu bëjnë me dije se banesa është djegur pjesërisht ndërsa grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
Ka kaluar më shumë se një javë nga krimi makabër dhe disa ditë më parë, familjarët e 8-vjeçarit Mateo Vasiu kanë hyrë në shtëpinë e tmerrit, ku Klodian Çalamani vŕau dhe groposi fëmijën.
Ditë më parë, Top Channel publikoi pamjet në shtëpinë e “monstrës”, brenda së cilës kishte Brenda orendi shtëpiake të vjetra, bizhuteri femrash, xhama të thyer, zinxhirë e gozhdë të mëdha ndërsa dhoma e tij ofron vetëm rrëmujë, ambient të çrregullt e të pistë.
Në banesën e tij nuk mungojnin ushqimet e cigaret. Ndërkohë vihej re se mbante edhe flamurin shqiptar në mes të shtëpisë.
Ndërkohë, familjarët pretendojnë se një e afërme e familjes së Mateos di rrethanat e vërteta që shtynë 38-vjeçarin t’i marrë jetën fëmijës së mitur. Pritet që grupi hetimor të marrë deklaratat e personave ku dyshon familja e të zbardhet ngjarja makabër në fshatin Daullas që ka tronditur opinionin publik.
Gjatë këtyre ditëve nga familjarët e 8 vjeçarit është kërkuar dënim maksimal për autorin e vŕasjes Klodian Çalamani, i cili ndodhet në paraburgimin e Vlorës.
Top Channel