Tronditëse në Vorë, hidhet nga pallati një grua 35 vjeçe bashkë me fëmijën e saj 2 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Pavarësia’. Informacionet thonë se të dy kanë humbur jetë. Nëna është hedhur nga sheshpushimi i katit të pestë të një pallati që nuk banonte. 

Policia ka dhënë informacionin zyrtar për ngjarjen e rëndë e ndodhur në Vlorë mesditën e sotme. “Sot më datë 26.11.2021, rreth orës 12:30, në lagjen “Pavarësia 2″, shtetasja P. M., 34 vjeçe, dyshohet se është hedhur së bashku me fëmijën e saj të mitur K. N., 1 vjeç, nga sheshpushimi i katit të një pallati dhe për pasojë kanë ndërruar jetë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

By admin