Familjarët e vogëlushit 8-vjeçar, Mateo Vasiu pretendojnë se Klodian Çalamani nuk e ka kryer i vetëm kṙimin, por në skenë ka qenë e pranishme edhe një grua e afërt e familjes së tyre. Në emisionin “Zemër të Hapur”, u konfirmua se nëna e djalit dhe dy të afërme të familjes, kanë dëshmuar në polici, se kanë dyshime për përfshirjen e një gruaje në ngjarjen e rëndë.
Sipas të dhënave të siguruara, një gjë të tillë e ka mohuar vetë Çalamani, i cili ka pranuar me gjakftohtësi se e ka kryer ai kṙimin dhe se mban përgjegjësi të plotë mbi këtë gjë.