Nga Aldo Kozarja

Lagjja 28 nëntori në Elbasan nuk ka qenë kurrë në vëmendjen e pushtetit lokal. 5 rrugët afro 3 kilometër nuk janë rikonstruktuar asnjëherë. Nuk ka as trotuare, mungesa e të cilave është shumë e rrezikshme për nënat që kalojnë me foshnjat në karrocë, për fëmjët e vegjël apo të moshuarit.

“Kam gocën këtu sa herë jam rrëzuar jam vrarë kam shkuar në spital. Kur kam ardhur para 21 vjetësh ishte asfalt rruga”./“Lagjes i mungon rruga dhe ajo rruga atje është investuar shumë më parë kur isha unë ushtarak e kanë bërë ata të repartit ushtark”.

“Nuk është investuar që kur ndërroi sistemi ç’mund të kenë rregulluar vetë banorët”./“Bëmë kërkesë para katër vjetësh na premtuar se do ta asfaltonin po deri tani s’kanë bërë asgjë”./Në këtë lagje me afro 10 mijë banorë nuk mblidhen as mbeturinat./“Plehërat dhe mbetjet kanë pushuar lagjen 28 nëntori që përshkruhet mes përmes nga përroi i Zaranikës që derdhet në lumin Shkumbin. Shtrati ka tuba që derdhin ujërat e zeza në lumin shkumbin”.

“Shih e plehrat si s’janë s’vjen makina e bashkisë t’i marrë”./“S’ka kazane plehrash”/“Ujërat e bardha i rregulluan të zezat jo”/ABCNEWS/

By admin