Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Vlorë. Një fëmijë 1 vjeç ka humbur jetën në spital pasi ka prerë një venë në qafë me një gotë të thyer xhami. Detajet e reja kanë dalë në skenë, fëmija ishte vetëm me nënën në shtëpi në momentin që ka ndodhur ngjarja tragjike.

I mituri ka qenë duke luajtur kur është prerë me gotën e xhamit dhe i ka shpëtuar syrit të së ëmës. Pavarësisht se është nisur menjëherë drejt spitalit, nuk ka arritur të shpëtojë për shkak të gjakderdhjes.

“Më datë 19.11.2021, rreth orës 18:08, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin Rajonal Vlorë, me dëmtime në qafë, dyshohet a ksidentalisht, një shtetas i mitur 1 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë“, thotë policia. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes aksidentale që ka rezultuar në një tragjedi për familjen.

By admin