Prej ditësh Specialistët për Hetimin e Kŗimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan kanë startuar kontrollet nëpër lagjet e qytetit për evidentimin dhe goditjen e rasteve të ushtrimit të aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Gjatë kontrolleve të fundit lagjen “Visarjon Xhuvani”, kanë kapur dhe aŗrestuar në flagrancë, në ambientet e lokalit të tij, shtetasin E. Z., 38 vjeç. 

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Kŗimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe goditjen e rasteve të ushtrimit të aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit dhe ndëshkimin e atyre personave që ushtrojnë ketë veprimtari, gjatë kontrolleve në lagjen “Visarjon Xhuvani”, Elbasan, kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë, në ambientet e lokalit të tij, shtetasin E. Z., 38 vjeç. 

Gjatë kontrollit në lokal, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një tavolinë pokeri dhe një aparat celular që përdorej për vendosjen e lotove të sportit. 

By admin