Prefekti i Qarkut të Elbasanit Spiro Maliqi është liruar nga detyra. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë. Në vend të tij në postin e prefektit të Elbasanit është emëruar edhe Majlinda Peza Perriu.
“Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave vendosi: Z. Spiro Maliqi, prefekt i Qarkut të Elbasanit, lirohet nga kjo detyrë. Znj. Majlinda Perriu emërohet prefekt i Qarkut të Elbasanit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Kush është Majlinda Peza Perriu
Ajo është dekane e Fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin e Elbasanit si dhe pedagoge në departamentin Histori-Gjeografi. Aktualisht ajo është anëtare e qendrës së studimeve albanologjike dhe Ballkanologjikle. Në vitin 2015, Perriu ka mbrojtur titullin “Profesor i Asocuar”.
Në mbledhjen e sotme ndryshime u bënë edhe në kupolën e prefekturës së Tiranës. Afrim Qendro zuri vendin e Mersin Muratajt në postin e prefektit të këtij qarku