Një i ri ka gjetur vꓒekjen nga goditjet e sëpates, pasi shkoi te një “doktor magjie” për këshillim kur e la gruaja pas një vit martese. Inxhinieri 33 vjeçar Anton Shabanov, kërkoi ndihmë nga ‘magjia e zezë’ kur gruaja e tij Lyubov, 29 vjeçe, e la një vit pas dasmës së tyre.
Për këtë ai kërkoi ndihmën 32 vjeçarit Nikolay Ivanov, i ꓒënuar më parë për mashtrim.
Hetuesit në Rusi tha në se ‘rituali’ për shpëtimin e martesës së Ivanov përfshinte varrosjen e objekteve të çiftit në një pyll në rajonin Astrakhan. Por teksa ata performonin ritualin, Ivanov ishte tallur me “klientin” e tij dhe kishte ofenduar ish-gruan e tij që e kishte lënë, u tha në gjykatë.
Ata më pas ishin përleshur dhe Ivanov përdori sëpatën për të goditur disa herë dhëndrin fatkeq në kokë e në qafë. Më pas ai kishte mbuluar trupin e tij me degë pemësh dhe u largua nga vendngjarja.
Ai u ndalua më vonë nga policia dhe pranoi vṙasjen e Shabanov, i cili punonte për kompaninë energjitike Lukoil. Gjykata buṙgosi Ivanov për nëntë vjet e gjysmë dhe u urdhërua të paguajë rreth $25 000 dëme.
Një mik i viķtimës tha për rrjetin vendas 360TV: “Ata ishin ndarë, nuk ishin divorcuar por jetonin veçmas. Ai sigurisht që ishte zemëruar, por nuk mund të imagjinoj të nisësh rituale magjie që ta kthesh përsëri”.
Komisioni hetues tha: “Gjykata vendosi se rezidenti, duke dëshiruar të rikthente marrëdhëniet me bashkëshorten e tij, vendosi të përdorte rituale okulte”.
“Për këtë ceremoni, ai duhet të varroste sendet e tyre personale në një vend të zbrazuar jashtë qytetit”.
Deklarata thoshte më tej se gjatë gërmimit të gropës, Ivanov nis të fliste negativisht për ceremoninë dhe për gruan e viķtimës dhe si rezultat një përleshje nisi mes tyre.”
“Gjatë konfliktit Ivanov goditi disa herë me sëpatë në kokë e në qafë rezidentin e Astrakhan. Më pas ai mbuloi trupin e viķtimës me degë dhe i largua nga skena e krimit”.
Gjykata e rajonit Privolzhsky dënoi vrasësin me regjim strikt në një koloni penale.