Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka marrë disa vendime të rëndësishme gjatë ditës së sotme, që lidhen me emërime dhe largime të prokurorëve dhe të disa drejtueseve. Kështu KLP vendosi zgjatjen e mandatit si drejtues të përkohshëm edhe për 3 muaj për drejtuesit e prokurorisë së Kavajës, të Gjirokastrës dhe të Apelit në Sshkodër.

Po ashtu KLP ka pranuar dorëheqjen e dy prokuroreve të Elbasanit Armanda Xhaferri dhe Ermira Tafani, të cilat kërkuan të largohen nga sistemi pak ditë përpara se të dilnin në Veting. Po ashtu përmes procedurës së lëvizjes paralele, është emëruar prokurore në Durrës Englantina Shehu.

KLP vlerësoi të përfunduar procedurën e verifikimit të pasurisë dhe figurës të prokurorit Arben Nika, duke lejuar atë që të vazhdojë procedurën për ngritjen në detyrë, nga prokuiror i Kurbinit në drejtues të prokurorisë. Një tjetër vendim që u mor ishte dhe ai i ndalimit të Ines Danit për të ndjekur shkollën e magjistraturës.

By admin