Dhuna ndaj personelit mjekësor nuk ndodh vetëm në Shqipëri, apo në vende të tjera të pazhvilluara. Një rasti i rëndë ka ndodhur në spitalin civil të Palermos, ku është dërguar një grua në gjendje të rëndë. Ajo kishte pësuar një infarkt. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, gruaja 70-vjeçare ka ndërruar jetë në ambientet e urgjencës.

Kur u është dhënë lajmi, familjarët e gruas kanë goditur dhe shkatërruar gjithçka që u ka dalë para.

‘Jemi bërë dëshmitarë të skenave far-west, – kanë treguar mjekë dhe infermierë. Kanë shkatërruar dhe sjellë dëme prej mijëra eurosh’.

Për të qetësuar familjarë dhe ndaluar shkatërrimet e mëtejshme është dashur ndërhyrja e dhjetëra karabinierëve, të cilët i kanë bllokuar dhe denoncuar dëmtuesit e pronës publike.

By admin