Sipas të dhënave paraprake vrásja ku humbi jetën një 28 vjecar dhe u plagos rëndë vëllai i tij ka ardhur nga një lidhje e kundështuar midis njërit prej vëllezërve dhe një vajze nga fisi Hida. Burimet i thanë Fax News se 19 vjecari Mikel Kovaçi ka qenë në një lidhje me një vajzë nga fisi Hida ende jo e qartë nëse bëhet fjalë për motrën e Ardit Hidës, autorit apo kushurirë e këtij të fundit. Kjo lidhje e kundërshtuar shënoi edhe bilancin tragjik.
Kush është Ardit Hida?
Ardit Hida vjen nga një familje me probleme të theksuara ekonomike dhe sociale. Që i vogël është rritur nga nena dhe gjyshja, pas braktisjes nga babai i burgosur. I ardhur në jetë nga një baba me precedent penalë, që ka vuajtur dënime për vepra të ndryshme penale, ai u rrit nga nëna dhe gjyshja. Të ardhurat e familjes së tij ishin minimale, çka e detyronin gjyshen të mblidhte kanaçe për t’i siguruar jetesën Arditit dhe motres së tij nga nëna. Përveç braktisjes nga i ati, pak vite më parë ai së bashku me të motrën u përballë dhe me braktisjen e nënës, e cila sipas dëshmive të të afërmve ndodhet aktualisht në Turqi me bashkëshortin e saj të tretë. Arditi kishte një marrëdhënie disi të mirë me një prej bashkëshortëve të nënës, me të cilin është parë edhe në fotografi në rrjetet sociale.