)Ditën e sotme është regjistruar një aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Elbasan. Raportohet se janë përplasur dy makina, ndërsa si pasojë e aksidentit në fjalë është plagosur rëndë njëri prej drejtuesve të mjeteve shtetasi me iniciale K.G. Ndër të tjera, thuhet se ky i fundit është dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekësve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 05.11.2021, rreth orës 13:00, në autostradën Tiranë – Elbasan, janë përplasur dy mjete. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i njërit prej mjeteve shtetasi K. G, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

By admin