Lajmi është bërë i ditur nga Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj gjatë raportimit të saj në Komision. “Janë 660 mijë pensionistë në vend që do të përfitojnë bonusin e Vitit të Ri, por jo rritje të pensioneve gjatë vitit të ardhshëm”, ka thënë Ibrahimaj teksa ka theksuar se 34 milionë dollarë, të cilat janë siguruar tashmë do të ndahen për të moshuarit.

Më tej ajo ka thënë se bonusi i fundvitit është zë më vete dhe bashkë me indeksimin e çon rritjen e pensioneve në 5% në vit.

By admin